Jashari: Sot në 30 vjetorin e rënies e kujtojmë Selman Vojvodën prijësin e protestës popullore “Demokraci kundër dhunës”

Bekim Jashari: Sot e kujtojmë Selman Vojvodën prijësin e protestës popullore “Demokraci kundër dhunës”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët komunalë, asambleistë, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Selman Vojvoda. Jashari tha se po nderojnë kontributin e Vojvodës për lirinë e vendit. “Sot në 30 vjetorin e rënies së dëshmorit, Selman Vojvoda, prijësit të protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, në kujtim e nderim të kontributit të tij në jetësimin e përpjekjeve tona shekullore për liri e pavarësi, bashkë me familjarë të dëshmorit, gjeneralin, Xhevahir Geci, komandantin, Jetullah Geci, gjeneral, Musa Jashari, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë bëmë homazhe tek varri i tij në Llaushë”, tha Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …