Jeffrey M. Hovenier

Jeffrey Hovenier: Vazhdimisht do të ketë përpjekje të fuqishme nga Amerika në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vazhdimisht do të ketë një përpjekje të fuqishme të ShBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se ajo që po mundohet të arrijë Amerika është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. “Mendoj se keni parë disa indikacione për përkrahjen e Amerikës  në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në zhvillimet e djeshme dhe në takimet në fillim të kësaj jave. Ky është një proces i lehtësuar nga BE-ja, është një negociatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ne nuk jemi shikues objektiv. Amerika është shumë e interesuar ta shohë këtë proces që të vazhdojë përpara me sukses dhe ne jemi të interesuar të punojmë me të dyja palët për ta çuar përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …