leoni

Jixhit Bulut ka alarmuar mediat kryesore greke me një postim që është konsideruar si kërcënim i hapur për Greqinë

Jixhit Bulut ka alarmuar mediat kryesore greke me një postim që është konsideruar si kërcënim i hapur për Greqinë

Këshilltari i kryetarit të Turqisë,  Jixhit Bulut ka alarmuar mediat kryesore greke me një postim që është konsideruar si kërcënim i hapur për Greqinë. Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar që  është një deklaratë e vitit 1920, e cila ka gjashtë pika dhe është hartuar nga nacionalistët turq. Ata përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Halepi  dhe Mosuli. Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë kryetarit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre të sotme ekonomike” thuhet në artikullin e gazetës greke, “To Vima”.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …