Tema të tjera...
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nga 3 korriku ka nisur operimin e një destinacioni të ri në rrjetin e fluturimeve, duke zgjeruar lidhjet ajrore me Gjermaninë.
Sipas njoftimit të aeroportit, në bashkëpunim me kompaninë ajrore GP Aviation është inauguruar linja e re direkte Prishtinë – Karlsruhe/Baden.
Nga Aeroporti “Adem Jashari” u bë e ditur se janë përfunduar të gjitha përgatitjet për nisjen e kësaj linje, ndërsa ekipet e aeroportit dhe të GP Aviation kanë mirëpritur pasagjerët e fluturimit të parë.
“Jemi të lumtur që po rrisim mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas aeroportit, destinacioni i ri pritet të ofrojë më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës, si dhe të forcojë lidhjet ajrore me rajonin e Karlsruhe/Baden në Gjermani.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
