leoni

Jonuz Musliu: Kosova dhe Brukseli duhet ta kushtëzojnë Serbinë…

Liderët e popullit shqiptar në Kosovën lindore kanë kërkuar që atë që kërkon Beogradi zyrtar për serbët në Kosovë atë duhet ta kërkoj edhe Prishtina zyrtare për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu ka theksuar se Kosova dhe Brukseli duhet ta kushtëzojnë Serbinë me përmirësimin e kushteve politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Kosovën lindore dhe me avancimin e pozitës së tyre. Ai ka theksuar se shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc  po përballen me politiken diskriminuese të Serbisë dhe po kanë probleme shumë më të mëdha se serbët në Kosovë të cilët po privilegjohen nga ndërkombëtarët. Prandaj injorimi i kërkesave të shqiptarëve coftë nga Beogradi apo ndërkombëtarët, nesër mund t’i kushtojnë shtrenjtë, ka tërhequr vërejtjen, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu. Edhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se qytetarët shqiptar po kanë vështirësi të shumta dhe se ata kanë nevojë për ndihmën e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe ka theksuar se autoritetet e Kosovës kanë mundur që të kushtëzojnë Serbinë me të drejtat e shqiptareve në Luginën e Preshevës – si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …