Gjykata

Jugo-mediet e Kosovës shprehen shumë të brengosura se “po harrohet” gjykata speciale kundër UÇK-së

Entuziastët e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, brohoritësit e epokës që po vjen, me qëllim  për ta nxjerrë në gjyq dhe për ta dënuar luftën çlirimtare, bijtë e bijat e ish regjimeve të Serbisë, shumë syresh zyrtarët të lartë të institucioneve të Kosovës, kanë shprehur  një brengë të madhe.  Po vonohet Specialja, “po harrohet”, mbase edhe nuk do të aktivizohet dhe kjo, për ta, do të ishte një katastrofë, sepse do të amnistohej lufta kundër barbarisë serbe, kundër atyre që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë ende kësaj barbarie, kundër regjimeve të ashtuquajtura të bashkim-vëllazërimit, thjesht kundër Serbisë së cilës me radhë, gjysh-djalë, nip e mbesë, i kishin shërbyer ashtu si qeni të zotit, madje shumë me tepër se kaq. Ata brengosen pse po i ndalon Serbia në kufi,  kur denbabaden, me gjysh e stërgjysh i kanë shërbyer asaj Serbie që nga koha e Pashiqit, asaj të Titos e të Milosheviqit e sot kësaj të  Vuçiqit. Sipas tyre është krim kur një entuziast i “speciales”, nuk lejohet të shkojë në Serbi te vëllamët, të kumbarët, te pobratimët, te dashnorët e dashnoret, te “drugarët e drugaricat”, thjeshtë te të dashurit e tyre.

“Po harrohet” Gjykata Speciale kundër UÇK-së!

Ajme sa keq, sa trishtim për pjellën e Serbisë që ka mbirë, është rritur dhe po lulëzon në Kosovën e çliruar me gjakun qindra mijëra shqiptarëve, prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.

Po harrohet Specialja, shihni si tingëllon sot, jo vetëm nostalgjia, por gjaku i ngjizur, fara e keqe e mbirë në plehun e mbetjeve të Serbisë, në vendin tonë të larë me gjak gjatë shekujve.

Është dëm i madh sipas tyre, nëse harrohet “Specialja”. Qe 10 vjet kanë jetuar me atë shpresë dhe tani, diçka e mjegullt i ka mjegulluar mendjet e tyre harbute…

Mbani mend!

Po “harrohet” Specialja, një titull shumë domethënës!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …