leoni

Ragip Shala

Ragip Shala: Betejat e Kosovës dhe heshtja e qyqeve

Në secilin përvjetor të Betejës së Kosovës, e cila  sipas  kalendarit të tyre ka ndodhur më  29. 6. 1389,  Serbia vazhdon ta terrorizojë Kosovën për ,,djepin ” ,, Jerusalemin ” serb dhe të ,, drejtën historike ” mbi Kosovën ?!

Terrorin e filloi Millosheviqi në ,, Gazimestan ” 28 .06.1989 , për ta vazhduar edhe pasuesit e tijë . Ndonëse në Betejën e Parë ( 1389 ) dhe të Dytë (1448) protagonistë në radh të par ishin arbanasit pastaj hungarezët , polakët , gjermanët , rumunët dhe sllavët . Tani serbët mjeshtërishtë vazhdojnë ta ,, argumentojnë ” betejën vetëm si të tyre ?! Nëse ather ( 28 .06.1998 ) heshtën harbutët autonomist të LKJ -së në Prishtinë përballë Millosheviqit , pse heshtin tani ,, Akademikët ” republikan ?! Heshtja dhe inferioriteti i Akademisë së Shkencave , Institutit të Historisë , dhe tër mekanizmave shtetërorë të Republikës së Kosovës përbën më tepër se heshtje të Qyqeve ?! Gozhdimit serb mbi Kosovën përmes pykave tona ( heshtjes), mundë t’i kundërvihemi po me pykat e shumta shkencore jo vetëm tonat , por turke , gjermane ,polake dhe sidomos hungareze . Pse të heshtët edhe më tej ? Prandaj urgjentisht të ngrihet një Obelisk për të rënët e koalicionit të krishterë mëse 100.000 të rënë , në Dy beteja . Pastaj t’i ngrihet monument edhe kreshnikut shqiptar,  Milush Kopiliqit dhe Gjon Muzakës .

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …