Jusuf Azemi: Rreth 40 për qind të mjeteve të ndara me qëllim të zbutjes së pasojave nga COVID-19 janë keqpërdorur

Jusuf Azemi: Rreth 40 për qind të mjeteve të ndara me qëllim të zbutjes së pasojave nga COVID-19 janë keqpërdorur

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur sot shqetësimet e tij në lidhje me zbatimin e pakos emergjente fiskale, duke thënë se rreth 40 për qind të mjeteve të ndara me qëllim të zbutjes së pasojave nga COVID-19 janë keqpërdorur. Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Financave Hykmete Bajrami, kryetari Azemi theksoi se pikë e parë e diskutimit ka qenë keqpërdorimet e pagave të punëtorëve. Kreu i sindikatës tha se këto parregullsi janë adresuar në prokurori. Ai theksoi se ka kërkuar nga ministrja Bajrami që të mos ndodhin keqpërdorime të tilla edhe në ‘rundin’ e dytë të pagave. Azemi në fund ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë rishikimin e buxhetit për zhbllokimin e pakos emergjente fiskale.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …