Ka ndërruar jetë eprori i UÇK-së TMK-së dhe FSK‐së Zejnullah Prokshi

Njoftim mortor – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Drenas, me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e papritur të luftëtarit dhe komandantit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zejnullah Prokshi.
Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, duke u bërë një shembull frymëzimi dhe krenarie për të gjithë.
Zejnullah Prokshi ishte një nga ata burra të rrallë që i kushtoi jetën e tij lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
Gjatë gjithë luftës, ai tregoi guxim, vendosmëri dhe përkushtim të pashoq. Sakrificat e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij janë baza mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Prokshi, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij. Kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten të pashlyeshme në zemrat tona.
U prehtë në paqe komandant Zejnullah Prokshi, lavdi jetës dhe veprës së tij që do të kujtohet përjetësisht!

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …