Ka ndërruar jetë ish kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Rafuna

Ka vdekur ish kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Rafuna. Lajmin për vdekjen  e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi. Invalidi dhe veterani i UÇK-së përveç që ishte kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, ishte edhe drejtor i organizatës joqeveritare që vepronte edhe në Kosovë, “Arti i të jetuarit”, e që zbatonte programet e veta në 144 shtete të botës. Ai në vitin 2002 kishte organizuar kurs me invalidët e luftës së UÇK-së me një program kundër stresit dhe traumave. Kjo organizatë kishte bashkëpunim edhe me institucionet e Kosovës dhe përmes një projekti organizonin seminare në të gjitha qendrat e shëndetit mental të Kosovës. Programi që ishte futur edhe në burgjet e Kosovës kishte për qëllim eliminimi e traumave gjatë luftës, ndërsa në ishin viktima të torturës, dëshmitarë të masakrave dhe veteranë dhe invalid të UÇK-së. Kosova.info

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës lëshon pullë postare dedikuar 80-vjetorit të Radio Prishtinës

Sot, më 5 shkurt 2025, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar një emision të …