Ka ndërruar jetë nënoficeri i FSK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Besim Bajraktari

Ka ndërruar jetë nënoficeri i FSK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Besim Bajraktari

Ka ndërruar jetë nënoficeri i FSK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajraktari. Lajmin e ka bërë me dije Forca e Sigurisë së Kosovës. “Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim. Në emër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, ka njoftuar  FSK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Jakup Krasniqi, po vazhdon takimet me qytetarë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike Altin Jakup Krasniqi e konsideron të pathyeshme Partinë Demokratike …