Ka vdekur ish i burgosuri politik, Rexhep Shaip Badallaj. I ndjeri ka qenë pjesëmarrës në demonstratën e Zhurit të 28 marsit të vitit 1989, në kohën kur Serbia e Milosheviqit, Kosovës ia kishte suspenduar edhe autonominë. Atë ditë forcat serbe në oborrin e shkollës së Zhurit kishin vrarë: Xhemshit Badallajn, Xhylbehar Badallajn dhe Ajrim Badallajn, ndërsa kishin plagosur 52 të tjerë. Për pjesëmarrje në revoltë Rexhep Badallaj ishte dënuar gjashtë vjet burg. Me ishte edhe kushëriri i tij, Reshat Badallaj i cili qe dënuar tetë vjet burg të rëndë. (R.B)
Kontrolloni gjithashtu
Opozita me fotografi të studentëve të plagosur, Kuvendi në kaos dhe ligji për Bankën e Shqipërisë kalon pa debat
Deputetët e opozitës shqiptare rrethuan foltoren e Kuvendit të enjten, më 29 tetor 2026, duke …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
