Kadri Rexha: Eleminimi i Ditës së Flamurit Kombëtar është akt antikombëtar

( Shkrimtari, publicisti dhe i burgosuri politik, Kadri Rexha, jep dorëheqje nga PDK-ja)

Në emër të familjes time të persekutuar gjysh pas gjyshi për këtë grimcë toke të Shqipërisë dhe në emrin e moralit tim personal, me indinjatë të thellë shprehu mospajtimin e fortë kundër Projektligjit të Hashim Thaqit dhe të Qeverisë së tij mbi eliminimin e 28 Nëntorit –Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, i bindur katërcipërisht se elimimi i kësaj Dite nga kalendari i Festave shtetërore të Republikës së Kosovës, si akt antikombëtar, do të thotë: fillim i shkombëtarizimit të gjysmës së kombit shqiptar; shkelje flagrante me të dy këmbët mbi aspiratat, mbi qëndresën dhe mbi luftën e mijëvjeçarit të fundit të popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar; paturpësisht hudhje baltë mbi gjakun shekullor të martirëve, dëshmorëve dhe të heronjve të popullit shqiptar; hapje e rrugës për përçarjen kombëtare dhe luftës vëllavrasëse ndërshqiptare; tjetërsim dhe atentat kundër gjuhës shqipe, trasim real i rrugës për ndarjen ligjore të Kosovës edhe ashtu të zvogëluar dhe të leckosur sa nuk bën më shumë; e kështu me radhë…
Eliminimin e Ditës së Flamurit Kombëtar nga kalendari i festave të shtetit të Kosovës personalisht e ndij dhe e kuptoj si kthim të ri në kohën e rëndë dhe të përgjakshme të vitit të mallkuar 1945 dhe të viteve të tjera që erdhën më vonë, e ndij dhe e kuptoj si kthim të ri në kohën e e masakrave të përgjakshme për baballarët tanë dhe për gjeneratat që do vijnë më vonë. Eliminimin e Ditës së Flamurit Kombëtar e ndij dhe e kuptoj si ringjallje të sërishme të Fadil Hoxhës, Ali Shukrisë, Kolë Shirokës, Sinan Hasanit, Azem Vllasit dhe të pasuesve të tyre vasalë serbianë, gabimi i të cilëve pas një gjysmë shekulli do të vëjë në pikëpyetje ekzistencën e mbarë Kombit dhe të trojeve shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …