Kadri Veseli: Vendimmarrje shtetërore, nuk duhet të ketë asgjë personale

Kadri Veseli: Vendimmarrje shtetërore, nuk duhet të ketë asgjë personale

Në fjalimin që mbajti sot, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, foli edhe për taksën ndaj produkteve serbe. Ai tha se nuk duhet të prishemi me miq për taksën ndaj Serbisë. “Serbia e ka merituar dhe e meriton taksën, për shkak të sjelljeve të saj karshi nesh. Largimi i saj është i panegociueshëm, për shumë arsye.Por, përmbi emocionet e taksës ndaj Serbisë, dua të flas për urgjencën e racionalitetit shtetëror”, tha Veseli. Ai tha se vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë as përgjegjësi dhe as kritikë individuale. “Në  vendimmarrje shtetërore, asgjë nuk duhet të ketë personale. Pra, edhe ky vendim, si çdo vendim tjetër për Kosovën, duhet të jetë shtetëror, institucional. Duhet t’i vëmë në peshojë interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marrë parasysh edhe reflektimet për faktorët determinues të botës që na rrethon; Rusisë me aleatë në njërën anë, dhe SHBA-së e BE-së në anën tjetër”, tha Veseli

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …