Në 11 vjetorin e Pavarësisë, kryetari Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

Në 11 vjetorin e Pavarësisë, kryetari Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari  Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit,  Adem Demaçi, për të cilin ka thënë se është babai i pavarësisë së Kosovës. Për Demaçin, presidenti ka thënë se është njeriu që i ka dhënë kuptim përpjekjeve për liri dhe se gjithë jetën investojë për liri e pavarësi të Kosovës.”Sot në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës po bëjmë nderimin protokollar shtetëror tek Adem Demaçi, njeriu i cili i dha kuptim përpjekjeve tona për liri, simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës. Njeriu që gjithë jetën investoj dhe sakrifikoj për liri, pavarësi të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Prandaj, nderime e respekt i përjetshëm simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës Adem Demaçi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …