Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Ukraina, aktualisht, nuk duhet të furnizohet me avionë luftarakë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se  Ukraina, aktualisht nuk duhet të furnizohet me avionë luftarakë. Në një intervistë për televizionin publik gjerman, Scholz, i cili edhe më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta. Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua që të dërgojë dhe të lejojë edhe shtetet e tjera që të dërgojnë tanke të rënda të prodhimit gjerman në Ukrainë, në mënyrë që forcat e Kievit të kryejnë ofensivë kundër forcave ruse në lindje të shtetit. Pavarësisht këtij vendimi, dërgesat e tankeve kanë qenë të ngadalshme për shkak se shtetet që janë zotuar se do të dërgojnë tanke kanë numër të kufizuar të tyre. Ndoshta ky është tregues se pse është e rëndësishme të koordinohemi me njëri-tjetrin, me Shtetet e Bashkuara për shembull, dhe të përgatisim këto vendime në mënyrë të kujdesshme që ato të funksionojnë”, tha ai. Ukraina tani po kërkon avionë luftarakë, edhe pse Gjermania nuk ka asnjë avion F-16 që janë përmendur nga Ukraina.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …