Kandidati për deputet i PDK-së, Nait Hasani dhe gjenerali në pension, Kudusi Lama, kanë vizituar, Haxhi Thaçin

Kandidati për deputet i PDK-së, Nait Hasani dhe gjenerali në pension, Kudusi Lama, kanë vizituar, Haxhi Thaçin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani dhe gjenerali në pension, Kudusi Lama, kanë vizituar babanë e Hashim Thaçit, bacën Haxhi, i cili është shtrirë në spital. Nait Hasani, ka thënë se me bacën Haxhi kanë biseduar për shumë tema, duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale. Pavarësisht moshës, baca Haxhi qëndron i fortë përballë sfidave të jetës.  Edhe pse në moshë të shtyrë mbahej i fortë dhe na tregonte për vizitën e tij atje kur ishte edhe Edi Rama në Hagë. Na kujtonte takimet e kohën që nga paralufta kur ishim në shtëpinë e tij në përgatitjet për luftë në organizimet e UÇK-së. Njerëzit e fortë si i nderuari Haxhi Thaçi të japin vullnet e forcë t’i përballojmë sfidat dhe mundimet e jetës në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Hasani në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …