leoni

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, vazhdon takimet intensive me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, vazhdon takimet intensive me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar  takimet intensive me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Hamza ka vizituar dy lagje të qytetit të Prizrenit – “Bajram Curri” dhe “Bazhdarhane” – ku është pritur me përkrahje të madhe nga banorët lokalë. Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. “Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo nëpër lagjet e Prizrenit për Kosovën që mundet më mirë. Edhe banorët e lagjeve “Bajram Curri” dhe “Bazhdarhane”, u  dhanë përkrahje të madhe projekteve dhe programit tonë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në tërë vendin. Fushata jonë i bashkon të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nga vijnë, për të punuar për një të ardhme më të mirë,” ka shkruar Hamza. Fushata e PDK-së po thekson rëndësinë e solidaritetit dhe përfshirjes, duke ofruar një platformë që synon zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve në të gjithë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …