leoni

Kandidati për kryetar të PD-së Eduard Selami: Gara e pabarabartë, por avantazhi im është modeli

Kandidati për kryetar të PD-së Eduard Selami: Gara e pabarabartë, por avantazhi im është modeli

Pas votimit, kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami tha se gara në Partinë Demokratike është e pabarabartë por për të, avantazh është modeli që përfaqëson. “Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, të rregullt, dhe siç e kam thënë dhe më përpara, pavarësisht nga pabarazia që ka patur kjo garë, unë mendoj që demokratët e dinë që me votën e tyre të fshehtë të zgjedhin jo thjesht kryetarin, po modelin më të mirë që do i kthejë besimin e shpresën jo vetëm demokratëve po dhe shqiptarëve. Gara e pabarabartë nuk mund të zgjedhë një rezultat klinikisht të drejtë, por ato çka unë humbas në procedura e fitoj në avantazhin që kam modelin. Sot nuk kam asnjë shqetësim apo problem që lidhet me asnjë lloj deformimi të rezultatit, janë thjesht teknike. Pjesëmarrja është e lartë, nga kontaktet që kam, mendoj që bojkoti nuk është gjëja më e mirë për këtë gjë. Unë kam qenë gjithmonë kundër bojkotit dhe nuk e kam pranuar dhe them se bojkoti është gjë e së kaluarës. Jam zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, demokracia është rreth alternativave”, ka theksuar Selami.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …