Kërcënohet me jetë deputetja shqiptare Doda, fyerje në gjuhën maqedonase

Kërcënohet me jetë deputetja shqiptare Doda, fyerje në gjuhën maqedonase

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Mesila Doda, thotë se ka pranuar mesazhe fyese dhe kërcënuese me vdekje, pas deklaratave të saj rreth çështjes së shqiptarëve të Iliridës. Doda ka publikuar në rrjetin social mesazhet me përmbajtje kërcënuese në gjuhën sllavo-maqedonase dhe angleze. “Kur këta guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptaret e Iliridës, atje, nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhune. Sa për dijeninë tuaj shprehje të tilla dhune ekstreme nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse me bindin në drejtësinë e kauzës së shqiptarëve të Iliridës”, ka theksuar nder të tjera, deputetja me origjinë çame, Mesila Doda.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …