Këshilli i drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt javore

Këshilli i drejtorëve në Malishevë, mbajti mbledhjen e rregullt javore, mbledhje e cila u udhëhoq nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku u njoftua drejtpërdrejt, nga secili drejtor, për projektet dhe punët të cilat janë në përfundim e sipër dhe ato që janë duke vazhduar. Lajmi më i mirë për qytetarët e Malishevës, ishte sipas, Liridon Hotit,drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i cili njoftoi se, nisin punimet për ndërtimin e objektit të Urgjencës, pran QKMF-së “ Shpëtim Robaj”, në Malishevë. U raportua edhe për gjendjen e pas tërmetit të 26 nëntorit të ndodhur në Shqipëri, të strehuarit në Komunën e Malishevës, shërbimet që po u bëhen atyre, që nga vizitat mjekësore e ato ushqimore dhe deri më tash vlerësohet gjendja e mirë e të strehuarve në komunën e Malishevës. Edhe drejtorët e drejtorive, raportuan për punët e kryera si në infrastrukturën rrugore, përgatitjet e mira për pastrimin e rrugëve, pasi stina e dimrit është në prag, furnizimi i objekteve shkollore me lëndë djegëse dhe objekteve tjera publike. U debatua edhe gjendja me ujë të pijshëm për fshatrat, Burim, Gurbardh e Turjakë. Në fund, drejtorët raportuan edhe për punët që janë duke u kryer dhe ato që po vazhdojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …