Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar se një mjet i blinduar ka hyrë me forcë brenda oborrit të Manastirit të Banjskës

Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar se një mjet i blinduar ka hyrë me forcë brenda oborrit të Manastirit të Banjskës. Në reagimin e saj thuhet se persona të maskuar dhe të armatosur po lëvizin nëpër hapësirën e këtij manastiri. “Ky është një incident i rëndë me implikime potencialisht të gjera. Prandaj, është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve. Dioqeza denoncon me ashpërsi dhunën flagrante që po zbatohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe dhe u kërkon të gjitha palëve që menjëherë të ndërpresin armiqësitë” thuhet në mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …