leoni

Klubi i Volejbollit Malisheva përmbyllë këtë edicion me 4 tituj nënkampion

Kampionati i Kosovës në volejboll për vitin 20221- 2022 përfundoi, Malisheva e  përmbyllë këtë edicion me katër tituj nënkampion. Klubi i Volejbollit Malisheva në këtë edicion të garave bëri më të mirën, arriti që më shumë mundë, të arrijë të plasoj në finale 4 ekipe, në 4 kategori të ndryshme, mirëpo fati nuk ishte në anën tonë në momentin e kurorëzimit të punës tonë ekipore. Vajzat dhe djemtë e Klubit të Volejbollit, përfaqësuan në mënyrë shumë dinjitoze Komunën e Malishevës. Sot në Prishtinë ekipet nga të gjitha anët e Kosovës kishin vetëm një kundërshtarë të njohur me emrin Malisheva, nga 4 finale në 3 prej tyre ishte Malisheva!

  1. FINALJA U14- MESHKUJT MALISHEVA VS FERENIKELI 2. FINALJA U16 – MESHKUJT MALISHEVA VS VËLLAZNIMI- GJAKOVË 3. FINALJA U16 – VAJZATË MALISHEVA VS GJINOFCI – THERAND.

Fati ynë ishte ky në 3 finalet e sotme arritëm që të mbesim nënkampion, pavarësisht që pothuaj se të gjitha ekipet i kemi mposhtur në kampionat me shumë lehtësi ! I gjithë ky sukses erdhi si rezultat i punës shumë të madhe i të gjithë trajnerëve të cilet edhe përtej mundësive përtej sfidave të mëdha arritën ti përgatisin djemtë edhe vajzat.  Malishevës që të jenë finalistet e 4 grupmoshave U18 F, U16 F U16 M, U14 M  nga trajnerët Liridon dhe Zymer Telaku, N. Trajner Rinor Hazrolli, N. Trajnerien Erza Begaj dhe gjithë lojtaret e ekipes që në Malishevë arritën ti sjellin 4 TITUJ NËNKAMPION.  Padyshim që e ardhmja do ti takoj më të mirëve jo çdoherë, njëherit, faleminderit të gjithëve që na përkrahen moralisht dhe financiarisht, Komuna Malishevës, pronarit të Firmës Leoni z. Muharrem Hoti, pronarit të firmës Ornela z. Hamit Limaj. Urojmë që edhe në të ardhmen ta përfaqësojmë Komunën e Malishevës dhe të punojmë drejt titullit kampion.

May be an image of 12 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …