Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtes janë regjistruar pritje dhe kolona në disa pika kufitare të Kosovës, me ngarkesën më të madhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Sipas të dhënave të përditësuara më 30 korrik 2026, në orën 20:16, në Dheun e Bardhë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa për dalje deri në 50 minuta. Kolonat në të dy drejtimet janë rreth 400 metra. Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 25 deri në 30 minuta, me kolonë rreth 300 metra, ndërsa për dalje pritja është rreth pesë minuta. Në Jarinjë, qytetarët presin 30 deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, me kolonë rreth 350 metra, ndërsa për dalje pritjet janë tre deri në pesë minuta. Kolona në dalje është rreth 500 metra. Në Han të Elezit, pritjet janë më të shkurtra, rreth 10 minuta për hyrje dhe 20 minuta për dalje. Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga dy deri në pesë minuta, pa kolona të konsiderueshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
