KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është i gatshëm që të organizojë edhe një palë zgjedhje, pas atyre të 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është i gatshëm që të organizojë edhe një palë zgjedhje, pas atyre të 6 tetorit. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, thotë se edhe pse është sfiduese organizimin edhe i një palë zgjedhjeve, duhet të përmbushin këtë obligim kushtetues, nëse kjo u kërkohet. Nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, shteti ka buxhet rezervë, i cili do të mund të shfrytëzohej. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, thekson se në kuadër të kësaj ministrie ekziston një fond i cili mund të përdoret në rast se vendi mbetet pa Qeveri. Por krejt kjo sipas tij, veç nëse zgjedhjet mbahen para muajit prill të vitit të kaluar, ngase bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike nuk lejon asnjë pagesë të brendshme, përveç ndonjë borxhi publik.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …