Kryetarët e tri partive politike vendosën të rinisnin negociatat mes ekspertëve për të gjetur një marrëveshje për reformën në drejtësi, por këto negociata po bëhen pa praninë e ekspertëve ndërkombëtarë. Top Channel ka mësuar se, përfaqësuesit e Komisionit amerikan të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian nuk do të rikthehen më në tryezën e negociatave me ekspertët e tri partive, sepse ata i konsiderojnë të papranueshme dy kërkesat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kërkesa e parë është për lënien jashtë kornizës kushtetuese të rolit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar (OMN), ndërsa e dyta për rolin e tyre në praktikë. Ekspertët e misionit amerikan të drejtësisë dhe Bashkimit Evropian u larguan në orën 3 të mëngjesit të sotëm nga tryeza e negociatave. Gjatë ditës, paralelisht me negociatat politike u vijua me negociatat teknike, por ekspertët konfirmuan për Top Channel se e kanë mbyllur procesin e negociatave, për shkak se nuk mund të quajnë të negociueshme dy pikat që kundërshton Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …