Komuna e Malishevës dhe “Help-Hilfe zur Selbsthilfe”, do të ndihmojnë 25 biznese të vogla, me mjete pune

Komuna e Malishevës dhe “Help-Hilfe zur Selbsthilfe”, do të ndihmojnë 25 biznese të vogla, me mjete pune

Komuna e Malishevës dhe “Help-Hilfe zur Selbsthilfe”, do të ndihmojnë 25 biznese të vogla, me mjete pune, me qëllim të përkrahjes për këtë kategori të bizneseve dhe rrjedhimisht me këtë edhe zbutjen e  papunësisë, në kuadër të programit për “Fuqizimi Socio-Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”. Për këtë qëllim, sot është zhvilluar një takim në mes nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorit për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçit dhe  përfaqësuesve të “Help-Hilfe zur Selbthife”, për të diskutuar zhvillimin e këtij projekti të përbashkët. “Ne si komunë jemi të gatshëm për të bashkëfinancuar në këtë projekt, i cili ka për qëllim të përkrahë përmes granteve, për 25 biznese, me pajisje, dhe bëhet fjalë për biznese të vogla”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …