Komuna e Skenderajt organizon aktivitete për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,  Komuna e Skenderajt si çdo vit tjetër organizon një mori aktivitetesh.

Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.

Kjo është agjenda e aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Skenderajt me rastin e 12 shkurtit:

17 shkurt, nga ora 09:00 – Homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin ,,Adem Jashari” Skenderaj.

09:30,  Komuna e Skenderajt së bashku me komunën e Drenasit organizon homazhe tek kompleksi Memorial ,,Adem Jashari” në Prekaz.

10:00, Homazhe tek Memoriali i dëshmorëve në Marinë.

11:00, Kuvendi Komunal i Skenderajt mbanë Seancë Solemne për nderë të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

1300, Manifestimi qendrorë, Program Kulturorë e Artistikë.

15:00, Turneu Kupa e ,,Pavarësisë” në Futboll të Vogël, Gjysmëfinalja dhe Finalja.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …