Koreja Veriore ka realizuar edhe një test me raketa me rreze të gjatë veprimi pavarësisht se Kombet e Bashkuara ia kanë tërhequr vërejtjen shumë herë që të mos bëj testime të tilla. Njoftohet se kjo ka qenë raketë me rreze të mesme, e cila ka rritur një lartësi prej 2 mijë kilometrash para se të rrëzohej në Detin e Japonisë. Mediet e shumta njoftojnë se ky ka qenë testi më i madh i realizuar që nga vitit 2017. Koreja Jugore ka raportuar se raketa është lansuar në orët e para të mëngjesit të së dielës nga brigjet lindore të Koresë Veriore. Zyrtarë japonezë dhe ata jugkoreane kanë vlerësuar se raketa ka arritur një lartësi prej 2,000 kilometrash dhe ka fluturuar për 30 minuta në distancë prej 800 kilometrash. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Koresë Veriore që të përmbahet nga akte tjera destabilizuese.
Kontrolloni gjithashtu
Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
