Philip Kosnet

Kosnet: Është koha që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen tryezës së bisedimeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Duke përkujtuar 50 vjetorin e dërgimit të anijes kozmike amerikane “Apollo” në Hënë, ai ka shkruar se hulumtimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Njëjtë është edhe me krijimin e një të ardhmeje paqësore në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen tryezës së bisedimeve, ka shkruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania shtyn për Asociacionin: Drafti në Kushtetuese, presion i vazhdueshëm ndaj Kosovës

Gjermania ka rritur presionin diplomatik ndaj Kosova për të avancuar procesin e themelimit të Asociacionit …