leoni

Ambasadori Kosnett

Kosnett: Çdo qytetar duhet të kërkojë përgjegjësi ndaj cilido politikani, polici, prokurori dhe gjykatësi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, duke folur për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë theksoi se çdo qytetar si individ luan rol në mbrojtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit. Ai saktësoi me këtë rast se për t’i sfiduar vendimet e padrejta të institucioneve të Kosovës, duhet të votojnë, të shkruajnë, të ngritin zërin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Çdo qytetar duhet të kërkojë përgjegjësi ndaj cilido politikani, polici, prokurori dhe gjykatësi për të siguruar drejtësi në mënyrë të barabartë , të drejtë dhe me nder. Në Kosovë ka emërime të politikës të udhëheqësve të pa kualifikuar sikur që ishte rasti në Agjencinë Kosovare për Verifikimin e Pronës. Sipas tij, kjo mënyrë e punësimit nuk i sjell përparime vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …