Ministria e Arsimit pa plan konkret për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor

KOSOVA ANËTARËSOHET NË PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT EVROPIAN NË SHKENCË DHE TEKNOLOGJI (COST)

Bordi Drejtues i Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ka marrë vendim për përfshirjen e Kosovës në këtë program të rëndësishëm evropian, si një vend i afërt i COST-it. Ky lajm i mirë për hulumtuesit kosovarë i është komunikuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, nga presidenti i Asociacionit të COST, Sierd Cloetingh përmes një letre, ku e ka uruar ministrin Bytyqi dhe hulumtuesit në Kosovë, të cilët i ka inkurajuar të vazhdojnë të angazhohen në veprimet e COST-it. “Si një vend i afërt i COST, hulumtuesit nga Kosova kanë të drejtë të rimbursohen për pjesëmarrjen e tyre në veprimet e COST-it, sipas rregullave ekzistuese të COST-it”, është thënë në letrën e presidentit të Asociacionit, Sierd Cloetingh, i cili, ndër të tjera ka shprehur dëshirën për të mirëpritur së shpejti hulumtuesit kosovarë në Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji. Ministri Bytyqi ka falënderuar Konsullin e Nderit të Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, si dhe shtetin austriak për kontributin e dhënë gjatë procesit të anëtarësimit të vendit tonë në COST. Anëtarësimi i Kosovës në COST, veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme dhe është një mundësi e mirë për përfitimin e fondeve për hulumtime të ndryshme shkencore.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …