MINISTRI BYTYQI MERR DY VENDIME PËR MBARËVAJTJEN E PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë dy vendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore. Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore t’u ndalohen telefonat mobil në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së Provimit. Këto vendime, Ministri Bytyqi i ka marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shtetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime ministrit Bytyqi  në mbledhjen e mbajtur të enjten. Me këto vendime, nxënësve që u gjendet telefonat mobil në qendër të testimit, ose zihen duke kopjuar, do të përjashtohen nga testi për atë afat të testimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …