Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Kosova Lindore e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës mbi mallrat e Serbisë

Përfaqësuesit politikë si dhe afaristët që shtrijnë biznesin e tyre në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thonë se e përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia. Pavarësisht faktit që këto tri komuna të banuara me shqiptarë shtrihen në territorin e Serbisë, përfaqësuesit e atjeshëm thonë se masa për taksën doganore ishte e domosdoshme, ndërkaq i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që kjo taksë të mos i prek bizneset shqiptare, qofshin ato nga Presheva, Medvegja e Bujanoci apo biznese nga Kosova që shtrijnë aktivitetin e tyre në të dyja anët e kufirit. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherësh ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se në ditët në vijim Qeveria e Kosovës duhet të shikojë mundësinë që të largojë taksën vetëm për produktet e kompanive shqiptare në Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …