KQZ miraton rekomandimin për zëvëndësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

KQZ: Edhe tetëmbëdhjetë ditë kohë për partitë politike që të aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe subjektet politike po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtë, përderisa këtyre të fundit i mbeten edhe tetëmbëdhjetë ditë që kur përfundon koha për aplikim në KQZ. 22 gushti është data e fundit kur subjektet politike do të vendosin nëse do t’i hynë garës për zgjedhjet lokale si të vetme apo në koalicion. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale është 22 gushti.  Deri në këtë datë subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale”, tha ai. Sipas tij, deri më tani në KQZ nuk ka ndonjë aplikim të përmbyllur.“Sigurisht se ka pasur interesim lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen për të aplikuar”, tha Elezi.Ai shtoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …