KQZ miraton rekomandimin për zëvëndësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

KQZ miraton rekomandimin për zëvëndësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Në mbledhjen e radhës të KQZ-së është miratuar rekomandimi për zëvëndësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn. Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limajn,  Enver Hoti në vend të Enver Hoxhajt,  Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishen, ndërsa Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn. Imet Rrahmani e zëvendëson Behgjet Pacollin dhe Bahrim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin. Sami Hamiti anëtar në KQZ tha se plotësohen të gjitha konditat ligjore për zëvëndësimin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kërkesa për emërimin e deputetëve të rinj është miratuar me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …