Krasniqi: Sa herë që LVV tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë

Analisti, Albert Krasniqi ka shkruar se sa herë që Vetëvendosja tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë. Ai ka shkruar më tutje se me idenë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, kt subjekt politik po luan me kartën e sigurisë. “Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë. Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota” ka shkruar mes tjerash analisti, Albert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …