leoni

Krerët e shteteve më të fuqishme të botës diskutojnë për masat kundër pandemisë se koronavirusit

Krerët e shteteve më të fuqishme të botës diskutojnë për masat kundër pandemisë se koronavirusit

Kryetari i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, do të jenë në mesin e drejtuesve të ekonomive të mëdha të G20-ës që pritet të marrin pjesë në një samit përmes video-lidhjes të organizuar nga Arabia Saudite. Biseda mes krerëve të shteteve më të fuqishme të botës, vjen ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të frenojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Videokonferenca do të kryesohet nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit. Riadi mban presidencën e rradhës të G20-ës. Kritikët kanë akuzuar G20 se janë shumë të ngadaltë për t’iu përgjigjur krizës së koronavirusit. Sipas Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën ka pasur më shumë se 470,000 raste të infeksioneve, me më shumë se 21,000 vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …