leoni

Drejtesia

Kriminelit serb, Boshko Soldatoviq vetëm 15 vjet burg për vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë, më 11 nëntor të viti 1991

Gjykata e Lartë në Beograd miratoi një vendim për dënimin e Boshko Soldatoviqit me 15 vjet burg për vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë, më 11 nëntor të viti 1991, në qytetin kroat të Bogdanovcit, jo shumë larg Vukovarit. Organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila merret me krimet e luftës, vlerësoi se dënimi ishte i drejtë dhe i përshtatshëm për peshën e veprës së kryer. “Gjykimi filloi më 16 janar 2020 dhe përfundoi më 8 dhjetor 2020, me miratimin e vendimit të shkallës së parë, gjë që e bën këtë procedurë shumë efikase dhe njëkohësisht një shembull të gjykimit brenda një kohe të arsyeshme. Deri më tani, kjo është procedura e shkallës së parë më e shpejta në Serbi dhe kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Fondi për të Drejtën Humanitare në një deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …