Kryekuvendari Ilir Meta u prit në vizitë nga kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Dejiang

Kryekuvendari Ilir Meta u prit në vizitë nga kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Dejiang

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe delegacioni nga Kuvendi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kinë, u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Dejiang. Gjatë takimit, Meta shprehu kënaqësinë për vizitën në Pekin dhe vlerësoi marrëdhëniet e veçanta miqësore e tradicionale që Shqipëria ka me Kinën. Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Dejiang, në fjalën e tij të mirëseardhjes nënvizoi kënaqësinë që Kryetari Meta vjen në vizitë zyrtare në Kinë dhe shprehu besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë më tej intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interes reciprok. Kryetari Zhang theksoi se Kina nuk do të harrojë kontributin e Shqipërisë për të rifituar vendin e saj në OKB dhe se ajo do të jetë gjithmonë mirënjohëse, duke vlerësuar gjithashtu edhe qëndrimin e Shqipërisë për një Kinë të vetme. Meta nuk e ka përmendur fare Kosovën duke e ditur se Kina ka probleme me Tajvanin dhe nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …