Ligjit për investime strategjike mundësi më e mirë për investime në Kosovë

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë,   Piero Sardi, me të cilin diskutoi për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë.

Ministri Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit të Italisë falënderoi Ambasadën Italiane për ndihmën e dhënë në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova në veçanti në fushën e avancimit dhe ngritjes profesionale të Doganës në Kosovë.

Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin italian për procesin buxhetor, politikat fiskale, për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë. Ky Ligj duhet të shihet si  një mundësi më e mirë për bizneset italiane për të  investuar në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori italian, Piero Sardi shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë italiane për të ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve nga Bizneset italiane ku Kosova shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …