Kryekuvendari Veseli: Nëse sot nuk ratifikohet demarkacioni, 10 ditë nuk kemi të drejtë ta sjellim sërish në Kuvend

Kryekuvendari Kadri Veseli rikthen funksionalitetin në Kuvend ë sesionin e ri parlamentar 2018

Kuvendi i Kosovës i është rikthyer normalitetit dhe funksionalitet të plotë në sesionin e ri parlamentar 2018. Me insistim të Kryeparlamentarit Kadri Veseli që deputetët ti përkushtohen tërësisht punës parlamentare dhe me vendim të Kryesisë sipas kërkesës së Kryeparlamentarit që të ndalohen vizitat e deputetëve jashtë vendit, Kuvendi ka arritur që të kthej funksionalitetin e plotë dhe të përfundoj të gjitha materialet që kane qenë në procedura parlamentare. Aktualisht asnjë nismë ligjore apo projektligj nuk ndodhet në pritje nëpër komisione parlamentare duke bërë Kuvendin e Kosovës tërësisht funksional.

Në legjislaturën e gjashtë, Kuvendi i Kosovës po ashtu i është kthyer normalitetit edhe sa i përket respektimit të plotë të Rregullores së punës së Kuvendit, pasi Kryeparlamentari Kadri Veseli me tu zgjedhur në krye të legjislativit, u ka bërë të qartë deputetëve të pozitës dhe opozitës që nuk do ti lejojë të flasin nëpër seanca në kundërshtim të rregullores. Gjatë sesionit të ri parlamentar për vitin 2018, të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës kanë filluar me kohë dhe kanë mbaruar të gjitha pikat e rendit të ditës. Në të gjitha këto seanca i pari që ka hyrë në sallën e mbledhjeve plenare ka qenë pikërisht Kryeparlamentari Kadri Veseli. Rikthimin e funksionalitetit të punës së Kuvendit e kanë vlerësuar edhe partnerët ndërkombëtar të Kuvendit në të gjitha forumet parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

Më 12 prill të vitit 1999 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë dëshmorët:

Më 12 prill të vitit  1999  në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …