Gentrit Misini: UNMIK dhe EULEX misione të “parealizuara”

Kryekuvendari, Konjufca, deputetët, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu, deklarohen të pafajshëm

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida Dërguti dhe Teuta Haxhiu, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në objektin e Kuvendit në dhjetor të vitit 2015. Pas deklarimit të të akuzuarve, gjyqtari i vetëm gjykues në këtë rast, Adnan Kamberi bëri të ditur se vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, me të cilën ngarkoheshin të akuzuarit ka arritur parashkrimin, absolut. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, thuhet se Glauk Konjufca, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Aida Dërguti kishin përdorur gazin lotsjellës në kundërshtim me ligjin, në atë mënyrë që më 14 dhjetor 2015 rreth orës 10:00 pas hapjes së mbledhjes plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Paraprakisht kishin aktivizuar armën për shpërndarjen e gazit irritues, ku për pasojë ishte liruar gazi lotsjellës, me këtë rast deputetët e pozitës kishin lëshuar sallat.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …