Boris Johnson

Kryeministri, Boris Johnson: Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar lidhur me sigurinë në Evropë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë. Ai ka deklaruar se  Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë,  në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që të  ruajmë sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut, sepse  nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e z  Stjuart Pish do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç”, është shprehur kryeministri britanik. Ndryshe, kryeministri Xhonson ka emëruar z. Stjuart  të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …