leoni

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në darkën shtetërore të kryetarit amerikan Joe Biden për nder të udhëheqësve të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  mori pjesë në darkën shtetërore të kryetarit amerikan  Joe Biden për nder të udhëheqësve të NATO-s. Ai shpërndau foto  nga darka shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda. Kryeministri Rama ndodhet në Uashington, në samitin treditor të NATO-s, nga 9-11 korrik në kuadër të 75-vjetorit të Aleancës.  Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. NATO-ja  është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …