Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando me të cilin ka biseduar për ecuritë e fundit politike në vend dhe për bashkëpunimin në të gjitha sferat në mes dy vendeve. “Prita sot në takim njohës Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando të cilin e informova për zhvillimet e fundit politike në vend dhe e falënderova për kontributin e Italisë ndër vite, në sferën politike por edhe të sigurisë. Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të vazhdojnë partneritetin mes dyja vendeve, veçmas në ekonomi dhe çmojnë lartë kontributin e Italisë në misionin e KFOR-it në vend, për të cilin angazhim jemi të vendosur të vazhdojmë dhe avancojmë partneritetin tonë. Italia është shtet mik i Kosovës dhe ndihma e saj në proceset euro-atlantike dhe të liberalizimit të vizave është e rëndësishme për vendin!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …