Kryeministri Haradinaj me disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës i vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës

Kryeministri Haradinaj me disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës

Kryeministri në detyrë i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë kanë arritur sot në Durrës në zonat e prekura nga tërmeti. Ata atje janë takuar me policët dhe ushtarët e Kosovës të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Haradinaj para mediave ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me me Shqipërisë, si dhe viktimat e tragjedisë. “Jemi sot në Durrës, pranë efektivëve të policisë, ushtrisë së Kosovës e Shqipërisë. Ne bashkëndjejmë me familjet e viktimat. Kemi një numër të caktuar të qytetarëve të Shqipërisë që janë në Kosovë. Kemi një vendqëndrim të cilin e kemi hap për strehim. Tani janë 500 persona të strehum aty. Kushtet nuk janë perfekte, por megjithatë kemi bërë përpjekje që askush mos të mbes në qiell të hapur”, ka thënë ai. Kryeministri ka theksuar po ashtu se është e vështirë që ndihmat të menaxhohen, dhe se do të besojë që ato nuk do të keqpërdoren.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …