Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me vizitën e kryeministres së Italisë, Gjorgjia Meloni në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi vizitën e kryeministres së Italisë,  Gjorgjia Meloni në Shqipëri. Ai theksoi se ekziston një raport shumë i thellë bashkëpunimi  mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila sipas tij  ka qenë avokatja më e madhe. Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme me Italinë, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Gjorgjia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, tha Rama. Kryeministrja italiane zgjodhi të kalojë katër ditë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku është takuar edhe me kryeministrin Rama. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare në Vlorë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …