Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Shkodër me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Shkodër me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pa ndonjë lajmërim paraprak u takua në Shkodër me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. Në njoftimin  e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë takimit miqësor, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.  Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Markoviq biseduan edhe për zhvillimet tjera aktuale në rajon.  Ndërkohë mediet kanë spekuluar se dy kryeministra kanë biseduan lidhur me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …