Kryeministri Kurti dhe Besnik Bislimi, biseduan me emisarët, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak

Kryeministri Kurti dhe Besnik Bislimi, biseduan me emisarët, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak

Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë bisedimeve me emisarët Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për shtendosjen e  situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit. “Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj. Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. “E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e të  marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore, bëhet me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …